Studimet e ndryshme që janë bërë kohëve të fundit në trajtimin e kancerit të gjirit kanë rezoltuar me sukses, gjetjet e reja në mjekësi ndihmojnë në trajtimin e suksesshëm dhe mund të zgjasin jetën e pacientëve me kancer të gjirit.
Përmes trajtimit të duhur, shumë gra mund ta mposhtin sëmundjen. Por, është e vështirë për mjekët të zgjedhin një nga më shumë se 50 ilaçet, që mund të jenë të efektshme për trajtimin e një pacienti të caktuar.Problemi tjetër është se ilaçet për trajtimin e kancerit janë shumë toksike, dhe ato vrasin qelizat e shëndetshme, së bashku me ato kanceroze.
Studiuesit në Universitetin e Vanderbiltit janë duke përdorur lazerë për të studiuar grimcat e tumorit të quajtura “organoide”.
Alex Walsh për Zërin e Amerikës tha se Organoidet janë pjesë të vogla të tumorit që ne i kultivojmë në enë të vogla qelizash, dhe kanë një diametër rreth 100 deri 300 mikrometra.Ato janë mikroskopike. Kur u jepet një xhel kolagjeni, qelizat e kancerit rriten ashtu si ato që ndodhen brenda trupit të njeriut. Ato janë fluoreshente. Kështu që, kur studiuesit i shtojnë një ilaç për të luftuar kancerin ata mund të tregojnë se si po funksionon ilaçi duke matur sasinë e ndriçimit të fluoreshentit.
Profesorja Melissa Skala është nja nga studiueset e këtij projekti.
“Ideja jonë ishte që të përpiqemi të eliminojmë toksinën nga trajtimet jo efektive dhe pastaj të përdorim ilaçet që janë më të efektshme në trajtimin e kancerit të gjirit”.
Ajo thotë se synimi i studimit është përmirësimi i mbijetesës së pacientëve me kancer të gjirit.
“Ne e dimë se shumë pacientë të prekur nga kanceri i gjirit në fillim i përgjigjen terapive dhe pastaj më vonë, tumori i tyre fillon të rritet dhe ata dorëzohen para sëmundjes”.
Zonja Skala thotë se hapi tjetër është identifikimi me saktësi se cili ilaç do të mund të jetë i efektshëm për pacientin para se të fillojë trajtimi i tyre.Shpresa është që ky lloj i terapisë të jetë në dispozicion të pacientëve të kancerit të gjirit brenda pesë deri 10 vjetësh.
