Kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë edhe sot në provim

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mbahet dita e dytë e provimit të Jurisprudencës me shkrim nga i cili pritet të dalin kuadro të përgatitura për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovë.
Provimi i Jurisprudencës është mbajtur edhe dje, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe kryetari i komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Hasani, të cilët inspektuan mbarëvajtjen e provimit të Jurisprudencës.
Më këtë rast, Kuçi tha se qëllimi i tyre është që të përgatisin njerëz të cilët janë të aftë që pas kësaj të marrin pjesë në gjykatat e Kosovës, prokurorin dhe avokatinë e vendit.
Kuçi ka theksuar se shumë shpejt do të bëhet edhe promovimi i doracakut për provimin e Jurisprudencës me ndryshimet e reja si dhe pritet që shumë shpejt të procedohet në Kuvend edhe Ligji për Akademinë e Drejtësisë ku edhe do të bëhet një rrumbullaksim i përgatitjes së kuadrove të reja.
Kryetari i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Hasani, pasi foli për procedurat që zhvillohen gjatë procesit të provimit, tha se provimi i Jurisprudencës është bazë e mirë për kandidatë të ardhshëm në sistemin e drejtësisë, në veçanti për gjyqtarë dhe prokurorë.
Kandidatët dje i janë nënshtruar provimit me shkrim nga lënda e Drejta Penale, ndërsa nesër i nënshtrohen provimit nga e Drejta Civile.