Karaqi del i pari në Grupin A në Olimpiadë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

(E plotësuar) – Alvin Karaqi realizoi fitore të lehtë në përballjen e tij të tretë me polakun, Kamil Warda.
Karaqi triumfoi lehtë dhe bindshëm 4:1 kundër Wardas.
Ai shënoi fitore 2:1 në Yuko dhe me një Waza-ari për t’u kualifikuar si i pari në Grupin 1.
Karaqi s’di të ndalet ,fiton edhe sfidën e dytë në Olimpiadë
Karateisti i përfaqësues së Kosovës, Alvin Karaqi nuk ka të ndalur në “Baku 2015”.
Ai ka fituar edhe sfidën e dytë në Lojërat Olimpike Evropiane, duke mundur italianin Nello Maestri.
Karateisti ynë është në rrugë të mirë që ta fitoj medaljen e parë në Baku për shtetin e Kosovës.
Karaqi në sfidën e radhës ndeshet me Kamil Wardas.
Kosova e nis me fitore Olimpiadën – Karaqi shënon fitore
Kosova i ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Lojërat Olimpike “Baku 2015”.
Karateisti i përfaqësues sonë, Alvin Karaqi ka shënuar fitore në sfidën e parë të Lojërave Olimpike, fitore kjo historike për sportin tonë, sepse për herë të parë një garues i yni fiton në një eveniment të tillë.
Karaqi mundi 3:1 në Kumitte -84 kg kundër kundërshtarin nga Turqia, Ugur Aktas.