Policia ka arrestuar në Mitrovicë katër të dyshuar pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë sulmuar fizikisht (me thikë) dy persona, duke iu shkaktuar lëndime trupore.
Ngjarja ka ndodhur në Parkun e Qytetit në Mitrovicë, ku njëri nga viktimat pas trajtimit mjekësor është liruar ndërsa viktima tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njërit prej tyre i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë ndërsa, tre tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
