​KDI vlerëson Komunën e Prishtinës si më transparenten

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga kryetari Shpend Ahmeti ka dalë të jetë si komuna më transparente në mesin edhe të 10 komunave tjera që kanë qenë pjesë e hulumtimit të Institutit Demokratik të Kosovës.
“Transparometrit Komunal” i prezantuar nga KDI përfshin periudhën gjashtëmujore janar-qershor 2015 ku janë gjithsej 11 komuna të Kosovës.
Komunat si Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Suhareka, Deçani, Graçanica, Rahoveci, Malisheva, Dragashi dhe Mamusha u vlerësuan objektivisht në bazë të indikatorëve që vlerësojnë transparencën e komunave në katër shtyllat themelore të qeverisjes lokale si: Zyra e Kryetarit/es, Kuvendi i Komunës, Financat e Komunës dhe Transparenca e Komunës në Konsultime me Publikun.