Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë që PK-ja në raport me shtetet e rajonit ka rritur masat e sigurisë kudo në Kosove, si një preventive për të parandaluar çdo sulm eventual qe mundet të ndodhë.
Kelani ka theksuar se Policia e Kosovës nuk ka ndonjë informate konkrete për ndonjë sulm terrorist prej ISIS, por sipas tij, policia ka marre masat e duhura dhe ka shtuar patrullimet për të siguruar dhe mbrojtur jetën dhe pronën e qytetareve,
Ai në Rrokum TV, ka thënë se Policia e Kosovës ka numër të konsiderueshëm për me qene në gatishmëri të plotë për ndonjë sulm eventual që mundë të ndodhë.
Kelani ka thane se për momentin situata është e qete dhe stabile sa i përket sigurisë dhe nuk ndonjë indikacion qe mund të rrezikohet jeta e qytetarëve.
