Këmbët,çfarë tregojnë për shëndetin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Këmbët nuk duhen injoruar pasi janë shumë të rëndësishme për shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Ja disa gjëra që këmbët tregojnë për ju dhe për të cilat duhet të tregoni shumë kujdes.
Këmbë të fryra
Duke qenë se këmbët janë shumë larg zemrës, shpesh ato janë pjesa e parë që tregojnë se mund të keni probleme me qarkullimin e gjakut. Këmbët e fryra mund të tregojnë një lëvizje të madhe të lëngjeve në trup si pasojë e problemeve me zemrën ose edhe me veshkat e mëlçinë.
Këmbë ose gishtërinj të ftohtë
Përveç faktit që jashtë është ftohtë, këmbët e gishtërinjtë e ftohtë, sidomos nëse vazhdojnë për një kohë të gjatë tregojnë edhe se vuani nga: një qarkullim i dobët i gjakut, një tiroide jo shumë aktive, simptoma e Rejnodit apo dëmtim i nervave periferikë/shendeti.
Këmbët që mpihen apo shpojnë
Mpirja apo shpimi i këmbëve dhe gishtave, që përkeqësohen gjatë natës, mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminave. Mpirja dhe shpimi i këmbëve mund të jenë shenjë e mungesës së vitaminës B12 ose acidit folik, ose shenjë e sheqerit të lartë në gjak apo diabetit, kështu që është mirë të testoheni. Këto shenja gjithashtu mund të tregojnë mungesë të hekurit në trup.