Dasmat dhe festat familjare në Kosovë e Maqedoni organizohen kryesisht gjatë verës pasi në këtë kohë vijnë edhe të afërmit që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Dhe personat që përfitojnë më shumë nga kjo periudhë janë këngëtarët e muzikës popullore.
Përveç parave që marrin nga kontraktimi me organizatorin e festës, këngëtarët përfitojnë shumë edhe nga bakshishet.
Këto raste janë shumë më të shprehura te shqiptarët e Maqedonisë, transmeton Lajmi.net.
Shembulli më i mirë për ta ilustruar është ai i këngëtares së muzikës popullore, Fatlume Popovci, e cila ka postuar në profilin e saj në Facebook tufa me kartëmonedha të ndryshme, si euro dhe dollarë, të fituara në një dasëm në një fshat të Tetovës.
