Masazhi i shputës së këmbës është një mënyrë e mirë për të eleminuar dhimbjen e shpinës, shtangien dhe tendosjen e saj. Ky është një veprim që ju mund ta bëni vetë ose mund të merrni dhe ndihmën e dikujt për këtë.
Për ta realizuar siç duket këtë procedurë është e rëndësishme që të ndiqni këto hapa kryesorë si:
Në fillim duhet të gjeni “kurrizin” e shputës suaj. Uluni këmbëkryq në dysheme. Merreni me dorë cilëndo shputë.
Linja midis thembrës dhe gishtit të madh të harkut të brendshëm të shputës është projeksioni i kurrizit tuaj
Ndajeni vizualisht këtë linjë në pjesët: kryq, mesi i shpinës, pjesa e gjoksit dhe e qafës dhe pjesa e kurrizit. Pjesa e poshtme e shpinës është më afër shputës, ndërkaq e sipërmja më afër gishtit të madh të këmbës.
Me gishtin e madh të këmbës shtrëngojeni këtë linjë në drejtimin nga thembra drejt gishtit të madh të këmbës.
Me masazhin e këtyre pikave ndikoni drejtpërdrejt në kurriz.
