Kërcënimi i IS-it ndaj Austrisë nuk është më vetëm abstrakt

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Autoritetet në Austri kanë tërhequr vërejtjen nga rreziku që vendit i kanoset nga Shteti Islamik, pasi që udhëheqësit e kësaj organizate kanë bërë thirrje për sulme terroriste kundër republikës në Alpe.
Autoritetet në Austri deri me tani kanë deklaruar se rreziku nga sulmet e Shtetit Islamik në këtë vend është i shtuar apo abstrakt, por tani gjërat kanë ndryshuar, pasi që udhëheqësit e kësaj organizate në qytetin Raka, në Siri, kanë bërë thirrje për sulme terroriste në Austri.
Sipas shërbimit për mbrojtjen e Kushtetutës dhe luftës kundër terrorizmit, këto thirrje kanë ardhur nga qarqet udhëheqëse të shtetit Islamik.
Deri me tani Austria nuk është konsideruar si shënjestër politike e sulmeve të Shtetit Islamik, por në ndërkohë dy shtetas austriak janë kyçur në strukturat udhëheqëse të kësaj organizate.
Pas kërcënimeve në adresë të Britanisë, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tani edhe Austria është në listën e shënjestrave potenciale të Shtetit Islamik.
Shërbimi gjerman për luftë kundër terrorizmit ka zbuluar kërcënimin e xhihadistit nga Austria, Mohamed Mahmudit, i cili ka bërë thirrje për vrasjen e të pafeve në Austri./ 21 Media