Kerry: Mbeten çështje të vështira në bisedimet atomike

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, në rrjetin Twitter ka shkruar se mbesin “çështje të vështira” në bisedimet me Iranin dhe fuqitë botërore, për programin atomik të kontestuar iranian. Këto komente ai i bëri pas takimit të sotëm 90 minutësh, me dyer të mbyllura në Vjenë, me ministrin e jashtëm iranian, Mohamad Javad Zarif, dhe përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini./21Media