“Këta 500 grekë u kapën rob nga ushtria e Enver Hoxhës”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në një kohë kur marrëdhëniet shqiptaro-greke janë ndoshta në fazën e tyre më të tensionuar që prej 1990-s, gazetari Arben Llalla publikon një fotografi, ku shihen disa ushtarë grekë që mbërrijnë në vendin e tyre pas qëndrimit 7-vjeçar në burgjet e Shqipërisë.
“Këta janë robërit grek që u kapën nga ushtria shqiptare në provokacionet e Gushtit 1949. Gjithsej ishin kapur 500 ushtar të mbretërisë greke të cilët në vitin 1956 u riatdhesuan në Greqi nëpërmjes portit të Durrësit. Këto pamje tregojnë robërit që sapo mbëritën në tokën greke e puthën atë. Nga forcat shqiptare nuk ishin kapur asnjë rob nga ushtria greke”, – shkruan Llalla.
Ngjarja i referohet luftës së Devollit, kur disa njësi ushtarake greke kaluan kufirin shqiptar dhe mësynë në brendësi të territorit tonë.
Ushtria shqiptare pati një përgjigje të menjëhershme ushtarake dhe i detyroi ata që të zmbrapsen.
Lufta qe ballore dhe u shënuan disa viktima.
Që nga ajo kohë Enver Hoxhës iu krijua bindja se Shqipëria rrezikohej shumë nga fqinjët, bindje që vite më vonë do të kulmonte me ndërtimin e mijëra bunkerëve anembanë vendit, që mund të përdoreshin në rast lufte.
Marrëdhëniet mbetën tejet të tensionuara deri në vitet ’70, ndërsa më pas pati një çtensionim dhe zbutje të qëndrimit të regjimit komunist shqiptar karshi shtetit grek, që solli në vitet ’80 në Tiranë disa këngëtarë të njohur grekë/Mapo