Admirali i Marinës së SHBA-ve, Mark E. Ferguson III u takua me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Francesco Paolo Figliuolo.
Ferguson u takua edhe me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës Stojanoviq, Jevtiq dhe Mariq dhe diskutuan pwr krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe procesin e kthimit. Gjenerali Figliuolo konfirmoi që KFOR-i i kushton një vëmendje të veçantë sigurisë për të gjitha minoritetet që jetojnë në Kosovë. Theskoi se siguria dhe stabiliteti në Kosovën veriore është njëra nga përpjekjet kryesore të KFOR-it./21 Media

