Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Kamenei, thotë se ngrirja e kërkimeve dhe e zhvillimeve të Iranit për një kohë të gjatë, si 10 apo 12 vjet, është e papranueshme. Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për Iranin në çdo marrëveshje, ka thënë se të gjitha sanksionet financiare dhe ekonomike “duhet të hiqen menjëherë” nëse marrëveshja nënshkruhet. Fuqitë botërore -Britania, Franca, Gjermania, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara-duan që Irani të ndalojë, së paku për 10 vjetët e ardhshëm, punën e ndjeshme bërthamore dhe në këmbim për këtë, ofrojnë lehtësim nga sanksionet ekonomike. Afati për arritjen e marrëveshjes është 30 qershori./21Media
