Kim Kardashian vuri në dukje formën e saj të ndryshuar gjatë një xhiroje për të bërë shoping në Beverly Hills.
Bukuroshja, e cila është shtatzënë dhe pret fëmijën e dytë, kishte veshur një fustan të ngushtë ngjyrë gri.
Kim dukej tepër mirë me veshjen e saj por duhet të bëjë kujdes me fëmijën që mban në bark pasi një moment ajo humbet ekulibrin nga takat pak të larta dhe për pak rrezikoi të rrëzohej.

