Për shkak të thatësirave të shkaktuara nga temperaturat e larta rreth 250 mijë njerëz në Kinë janë duke luftuar me problemin e ujit të pijshëm.
Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve Xinhua në fushën e provincën kineze të Liaoning në verilindje të vendit që nga viti 1951 nuk e kanë mbajtur mend thatësirë të ngjashme me atë që po ndodh këtë vit. Periudha e temperaturave të larta vazhdon, ndërkohë qytetarët prej një muaji kanë probleme serioze me ujin e pijshëm.
Zyrtarët thonë se problemi ndikon tek rreth 250 mijë qytetarë dhe se ata kanë ndërtuar, rreth 63 rezervuarë uji në të gjithë zonën e provincës në fjalë.
Sipas informacioneve temperaturat e larta po ndikojnë negativisht në jetën e të gjithë zonës.
