Policia kineze ka arrestuar një grup prej shtetasish të huaj, mes tyre 9 britanikë pasi dyshohen se shpërndajnë “video me përmbajtje terroriste”, kanë deklaruar autoritetet kineze.
Sipas ministria së Jashtme në Kinë, 6 nga britanikët e arrestuar janë dëbuar nga autoritetet. Ndërkohë, 3 të tjerët së bashku me 2 britanikë nga Afrika e Jugut po mbahen në burgim. Ata bëjnë me dije se 10 persona janë nga Afrika e Jugut, 9 të tjerë britanikë dhe 1 indian.
Më datë 10 korrik të arrestuarit u ndaluan në Ordos, në rajonin e brendshëm të Mongolisë. Ata ishin pjesë e një grupi prej 20 personash, të cilët po zhvillonin një tur 47 ditësh në Kinën e lashtë.
Zyrat britanike në Kinë kanë kërkuar një sqarim nga qeveria e Pekinit mbi arrestimin e këtyre 9 britanikëve. “Këta persona dyshohen se kanë parë dhe shpërndarë video me përmbajtje terroriste të dhunshme, ndaj dhe u arrestuan ditën e premte”, ka deklaruar Zhang Xi, një zyrtar në lokalitetin Ordos që po merret me rastin e të huajve.
Përfaqësues të konsullatës britanike në Kinë janë shprehur se 9 të arrestuarit nuk kanë lidhje me terroristët dhe se në vendet e tyre janë njerëz të thjeshtë pa vepra penale. “Ne kemi shkuar dhe vizituar britanikë, ata ishin thjesht në një tur turistik, nuk kanë lidhje me ‘videot terroriste’ ”, tha një përfaqësues i konsullatës.
