Pak kohë më parë u duk se këngëtarja e suksesshme Dafina Zeqiri kishte gjetur burrin e saj të ëndrrave.
Përmes një postimi në Instagram me mbishkrimin, “I do…#marryme”, Duffye na prezantoi me mashkullin e saj ideal, i cili rezultoi të ishte një model fitnesi në Kaliforni me emrin Mario Rodriguez.
Por për fat të keq Mario nuk i ktheu një përgjigje Dafinës duke e lënë atë thatë, transmeton Mad.
Si duket djaloshi ishte i interesuar në një tjetër tip femrash, duke qenë se kohët e fundit është parë të jetë mjaft aktiv me zemra dhe komente në profilin në Instagram të modeles shqiptare, Dorina Gegiçi.
Një fakt të tillë e kanë vënë re edhe fansat e këngëtares, të cilët herë pas here bëhen pjesë e komenteve të shumta në fotot provokuese të bukuroshes Dorina.
