Klinton ka shpenzuar mbi 18 milionë dollarë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ish-sekretarja amerikane e shtetit dhe ish-Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillari Klinton, ka shpenzuar mbi 18 milionë dollarë dhe ka angazhuar me qindra njerëz gjatë tre muajve të parë të fushatës së saj presidenciale, gjë që bën që fushata e saj të mbizotërojë dukshëm si ndaj rivalëve të saj në radhët e demokratëve, ashtu edhe ndaj rivalëve republikanë.
Paratë në këtë fushatë duket se nuk janë problem për Klintonit, ngase vetëm për garën për të siguruar kandidaturën e demokratëve, ajo ka tubuar 46 milionë dollarë./21 MEDIA/