Klubi italian dëshiron Gashin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Shkëlzen Gashi projektohet si pasuesi i Samuel Eto’o te Sampdoria. Skuadra e presidentit Ferrero, pas ndryshimit në stol, ku vendin e Mihajlovic e mori Walter Zenga, kërkon të bëjë revolucion në fazën sulmuese. Kamerunasi Eto’o, i afruar me shumë bujë në muajin Janar, ka arritur të shënojë vetëm dy gola dhe të japë 2 asist në Serinë A, statistika këto jo fort pozitive për një sulmues që e ka në ADN-në e tij golin.
Për këtë arsye drejtuesit e Sampdorias synojnë të blejnë futbollistin e Kombëtares Shqiptare, që në sezonin e parë me Baselin arriti të shpallej golashenuesi më i mirë i kampionatit me 22 gola. Në fakt për 26-vjeçarin ka shfaqur interes edhe Lazio, por për momentin nuk ka asnjë lëvizje konkrete. Gashi ka kontratë me Baselin deri në verë të 2018-ës dhe mund të largohet nga kampionët e Zvicrës vetëm në rast të një oferët të parezistueshme.
Kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë Euro dhe për një shumë më të vogël, vështirë se Baseli do të privohet nga shërbimet e një futbollisti që granaton mbi 20 gola në sezon.