Kreatorja Krenare Rugova javën që vjen do të prezantoi koleksionin për Vjeshte / Dimër 2015/16.
Ky kolekcion thuhet të jetë i veçantë në thelbin e tij.Materiali i këtij kolekcioni është 70 vjeç i vjetër, i bërë nga pambuku dhe mëndafshi dhe i thurur në vek nga të moshuarat e asaj kohe, i cili ka pasur një udhëtim të rëndësishëm gjatë jetës.
Këto materiale, disa prej tyre të varrosura gjatë luftës arritën të mbijetojnë në nëntokë deri sa u nxorrën përsëri nga njerëzit që e lanë prapa. Për fat të mirë, gjeti rrugën në këtë kolekcion, i ngjyrosur, i trajtuar, i konstruktuar në plisé, ku fitoi fuqinë dhe erdhi në pah. Një teknikë tjetër shumë dalluese për rajonin është edhe qëndisja: në këtë kolekcion paraqitet e guximshme dhe gjeometrike. Harmonia që kujton historinë, paraqitet si një entitet shkëlqyes, elegant dhe bashkohorë.
Kolekcioni do të ekspozohet më 1 Korrik, 2016, duke filluar në ora 19:00, ne atelienë Krenare Rugova e cila do të jetë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë ta shohin për së afërmi.
