Komisioneri i BE-së për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Tibor Navraksiks, do të vizitojë nesër Kosovën.
Komisioneri do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe ministrat Arsim Bajrami, Kujtim Shala dhe Bekim Çollaku. Gjatë vizitës së tij, Komisioneri do të mbajë një ligjëratë në Universitetin Veror të Prishtinës.
Agjenda:
Në ora 14.00 – Foto mundësi nga takimi me Kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, kabineti i kryeministrit.
Në ora 14.45 – Foto mundësi nga takimi me ministrin Arsim Bajrami që do të pasohet nga një konferencë për shtyp, Vendi: Ministria e Arsimit.
Në ora 16.00 – ligjëratë në Universitetin Veror të Prishtinës, Vendi: Fakulteti i Edukimit, Amfiteatri kryesor.
