Komisioni dënon gjuhën fyese dhe kërcënuese të Haradinajt

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, ka ftuar Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror (KShShMKSh) për të raportuar lidhur me punën e Komisionit për përgatitjen e Draft Marrëveshjes për kufirin shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Mirpo të hënën gjatë shpalosjes se kësaj pike pati mosmarrëveshje mes Ramush Haradinajt dhe kryetarit të komisionit Murat Meha,ku Ramush Hardinaj nuk i ka kursyer fjalët duke i thënë se po rren për vijen kufitare,dhe se Meha është duke e gënjyer opinioni.
KShShMKSh, në takimin që u mbajt të hënën në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, u ballafaqua me reagimin e ashpër të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj ndaj anëtarëve të Komisionit në lidhje me raportimin për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.
“Gjatë prezantimit të hartave të ndryshme para Komisionit për Punë të Jashtme, njëri prej anëtarëve të këtij Komisioni, z. Haradinaj, me një gjuhë fyese dhe kërcënuese drejtuar anëtarëve të Komisionit, duke mos prezantuar asnjë argument apo provë si dhe duke hedhur një hartë te cilën e mbante në duar, e lëshoi takimin”, thuhet në reagimin e KShShMKSh.
“Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror shpreh indinjatën e thellë për gjuhën fyese dhe denigruese të z. Hardinaj, që nuk përbën kulturën demokratike të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Komisioni refuzon të pranojë tentimet e z. Haradinaj i cili pa asnjë argument të ofruar për kufirin shtetëror te Republikës së Kosovës, por nëpërmjet akteve të tilla skandaloze, që janë për keqardhje dhe tentim për pengim në punën e komisionit që nuk i kanë hije një përfaqësuesit politik, të manipulojë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të keqpërdorë institucionet për nevoja të marketingut politik”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror,.