​Komuna e Gjakovës prezanton skemën e granteve për bizneset

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Komuna e Gjakovës, sot ka mbajtur dëgjimin publik ku është bërë prezantimi i skemës së granteve për biznese të vogla dhe të mesme, ku edhe është hapur zyrtarisht aplikimi i cili do të zgjasë deri më 5 gusht të këtij viti.
Kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila, ka njoftuar përfaqësuesit e bizneseve të pranishëm se kjo skemë e granteve aplikohet për herë të parë nga Komuna e Gjakovës dhe ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për bizneset e vogla, si dhe ato të rrezikuara, siç janë për shembull arti zanatet, etj.
”Sot, bëhet prezantimi teknik për formën e aplikimit, në mënyrë që ju të parashtroni pyetje që i konsideroni me interes. Njëkohësisht një ide shumë e rëndësishme është fakti se suksesi i skemës së këtyre granteve, është edhe thirrje për donatorët potencial”, ka thënë Kusari Lila.
Abetare Domi, udhëheqëse e Zyrës për Informim në Komunën e Gjakovës, ka bërë prezantimin e nevojshëm teknik për t’u sjellë sqarimet e duhura bizneseve të interesuara që mund të aplikojnë sipas kritereve të përcaktuara, siç është regjistrimi i ndërmarrjes në Komunën e Gjakovës, kryerja e obligimeve tatimore, të ketë të punësuar së paku dy persona, etj.
Për kushtet e përfitimit të grantit, vlera maksimale është deri në pesë mijë euro, ndërkohë që mund të financohen mjetet fikse, mjetet e punës, etj. Aplikimi mund të bëhet nga shkarkimi i aplikacionit e cila gjendet në faqen zyrtare të Komunës. Në mënyrë që aplikuesve t’u sillen lehtësira teknike, janë angazhuar edhe dy konsulentë të cilët do të asistojnë në përpilimin e dokumentacioneve të nevojshme për aplikim në skemën e granteve.
Silvana Domi, drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik, ka theksuar se Gjakova është komuna e parë në Kosovë që themelon këtë fond zhvillimor ku do të përfitojnë bizneset e vogla për një zhvillim më të madh. Kjo është vetëm ftesa e parë, pasi Drejtoria për Zhvillim Ekonomik do të ketà « edhe shpallje tjera periodike.
Në këtë dëgjim publik qytetarët kanë parashtruar pyetje dhe kërkesa të ndryshme për sqarime rreth aplikimit, kritereve ku janë njoftuar më gjerësisht nga drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe kryetarja e Komunës.