Komuna e Kisella Vodës me kryq!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Maqedonia po tronditet edhe nga një skandal ku kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec ka shpalosur stemën e re të komunës ku shihet qartë kisha me një kryq gjigant.
Në komunën e Kisella Vodës jetojnë qindra banorë të komunitetit mysliman të cilët stemën e re me kryq e përjetojnë si provokim të madh.
Kryetarja e komunës Biljana Beliçanec si duket vazhdon me pyllëzimin e Maqedonisë me kisha dhe kryqe e cila thiret se e mbron historinë dhe trashëgiminë kulturore maqedonase.
Që nga viti 2001 kur u ndërtua kryqi gjigant në Vodno të Shkupit dhe para disa muajve në lagjen “Aerodrom” një kryq tjetër në lartësi prej 50 metrash u vendos m’u përballë ndërtesave të biznesmenit turk “Xhevahir Holding”, informon Zhurnal.
Vendosja e kishave dhe kryqeve promovon kulturën ortodokse maqedonase e cila i diskriminon të gjitha etnitetet dhe religjionet tjera.
Komisioni për çështje fetare dhe Qeveria urgjentisht duhet të reagojnë ndaj komunës së Kisella Vodës e cila si simbol në stemën e saj ka vendosur kishën, në të kundërtën të gjithë komunat shqiptare në Maqedoni duhet të mendojnë mirë që si stemë të vendosin xhaminë.
Në një raport të Ambasadës së SHBA-ve në Shkup vendosja e kryqit në Vodno nga elitat politike maqedonase u shënua si provokim për të gjithë etnitetet dhe religjionet tjera në Maqedoni.