Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Prishtinës, Saranda Bogujevci do të bëjë sot ndarjen e rekuizitave sportive për klubet e qytetit.
Kjo është hera e parë që Komuna ndan rekuizita për klubet sportive, e që bëhet më qëllim të krijimit të kushteve sa të mira për sportistët e kryeqytetit.
Sot do të shpërndahen pajisje sportive për klubet e notit, skijimit, çiklizmit dhe tenisit, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të mbështeten me rekuizita sportive edhe sportet e tjera, njoftoi Komuna.
Donacioni do të ndahet në objektin e ri të Komunës së Prishtinës, me fillim në orën 14:00.
