Bordi Menaxhues i Fondit për Zhvillim ka dhuruar 1.5 milion euro për tri projekte që janë dorëzuar nga Komuna e Mitrovicës Veriore. Këto projekte do të mbështesin zhvillimin socio-ekonomik të kësaj komune.
Këto fonde do të përdoren për ndërtimin e një qendreje për zjarrfikësit, për të mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) si dhe për shpronësimin e tokës për ndërtimin e një ndërtese të re të komunës.
Sipas një komunikate të zyrës së Bashkimit Evropian, në takimin e tyre të ardhshëm, Bordi do të rishikojë projektet e mëtejshme të dorëzuara nga komunat veriore për aprovim në një fazë të mëvonshme.
Aktualisht rreth 7.2 milionë euro që ndodhen në llogarinë e Fondit janë nga taksat e mbledhura në vendkalimet Jarinje/Rudnicë dhe Tabavije/Brnjak.
Bordi Menxhues, i përbërë nga Samuel Zhbogar, Kryesues i Bordit në cilësinë e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së në Kosovë, Ministri i Financave në Kosovë, Avdullah Hoti, në emër të autoriteteve të Kosovës dhe Danijela Zubac në emër të komunitetit serb, vendosin për operimin e këtij Fond
