Presidenti i Interit, Erick Thohir beson se Geoffrey Kondogbia është më i mirë se sa mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure.
Kondogbia është shumë më i ri se Toure dhe mund të bëhet shumë më i fortë me kalimin e kohës. Dua ta mirëpresë Kondogbian te Interi dhe shoh se tifozët janë tejet të entuziasmuar dhe i dhuruan mikëpritje të mrekullueshme. Ne dëshirojmë të krijojmë skuadër të madhe dhe tani i takon lojtarëve që të sjellin rezultatet, tha Thohir.
