Numri i ushtarëve amerikanë të shpërndarë në zona të luftës është në nivelin më të ulët, që nga invadimi në Irak, por Kongresi amerikan ka miratuar ngritjen për 38 për qind të buxhetit ushtarak për dallim nga viti i kaluar.
Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, është bërë e zakonshme që të anashkalohet ndikimi i kufizimeve fiskale ndaj shpenzimeve ushtarake.
Nëpërmjet llogarisë për operacione të jashtëzakonshme përtej detit kanë rrjedhur me miliarda dollarë, të ndara për programe me lidhje të dyshimta.
Këtë vit, republikanët në Kongres hoqën dorë nga qëllimi se këto mjete duhet të përdorën për luftërat në Irak dhe Afganistan.
Në manovrat për rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes, ata thjeshtë miratuan 38 miliardë dollarë shtesë për aktivitetet e Pentagonit, të cilat nuk janë ushtarake.
Udhëheqësit e Pentagonit kanë tërhequr vërejtjen se buxheti i pasigurt po minon planet e Uashingtonit, i cili po përballet me sfidat e Shtetit Islamik dhe ekspansioni e Kinës në Detin Jugor të Kinës.
Presidenti Barak Obama kishte propozuar një shpenzim prej 51 miliardë dollarë në vitin fiskal që fillon më 1 tetor, krahas buxhetit të rregullt ushtarak prej 534 miliardë dollarë./21Media
