Universiteti i Prishtinës nga nesër do të shpallë konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2015/2016. Në nivelin e parë të studimeve do të regjistrohen rreth 7 mijë e 800 studentë, prej të cilëve 7 mijë e 330 të rregullt dhe 550 studentë me korrespondencë. Kuotat e studentëve i ka miratuar Ministria e Arsimit, ndërkohë, shtatë fakultetet që kanë pranuar studentë pa provim pranues, sivjet do të kenë provim./21Media
