Kontrolli i veturës nga largësia me telefon!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kompania automobilistike japoneze “Mazda” ka prezantuar aplikacionin për telefona të mençur që lejon disa kontrolle të caktuara të makinës nga një distancë. Ky aplikacion është i lidhur me një shërbim të quajtur “Mazda Mobile Start”, kurse çmimi do të jetë 500 $ plus abonimi shtesë vjetor prej 65 $.
Me anë të këtij aplikacioni, është e mundur nga një distancë e caktuar të ndizet motori i makinës dhe gjithashtu mund të bllokohen ose zhbllokohen dyert. Përveç kësaj, ekziston mundësia e fikjes automatike të motorit të automjetit pas 30 minutash nga momenti i aktivizimit.
Sapo motori të ndizet, ajri i kondicionuar apo konfiguracionet e ndryshme në makinë mbeten në të njëjtën gjendje siç janë përdorur më parë nga shoferi, gjithashtu ky aplikacion mund të përdoret për të kontrolluar nëse dyert e makinës janë të mbyllura. Aplikacioni vjen edhe me një tjetër opsion, i cili është, “panic button”, për të aktivizuar alarmin në makinë në rast të përkeqësimit të sigurisë ose kur shoferi harron se ku e ka parkuar makinën.