Kosova ka aplikuar për anëtarësi në UNESCO, agjenci e organizatës së Kombeve të Bashkuara për arsim, shkencë dhe kulturë.
Ky veprim vije pas një konsultimi me partnerë dhe pas 130 takimeve me delegacionin e UNESCO-s qw janë zhvilluar këtë vit.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi, i cili është ndier krenar me aplikimin që ka bërë Kosova për anëtarësim në UNESCO.
“Është ky një hap që fuqimisht zgjeron interaksionin tonë global. Presim që në nëntor të hyjmë në këtë organizatë shumë të rëndësishme”, ka shtuar ai.
Pas kësaj shefi i ekzekutivit, Isa Mustafa e ka përgëzuar zëvendësin e tij Thaçi për aplikimin e Kosovës në UNESCO dhe për “punë të madhe e me përkushtim”.
“Sot u njoftova nga Ministria e Punëve të Jashtme se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO. Përgëzoj Ministrin e Jashtëm, Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për një punë të madhe dhe me përkushtim”, ka shkruar Muatafa në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, në takime me liderë evropianë dhe botërorë ka marr zotime se Kosova do të përkrahet fuqishëm në këtë proces.
“Jemi zotuar, po ashtu, se edhe ne do të përmbushim detyrimet tona ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Ky është një zhvillim i rëndësishëm diplomatik për Kosovën”, ka shkruar Mustafa.
