Sipas njohësve të bujqësisë Kosova nuk do të arrijë të siguroi bukën e motmotit me rreth 84 mijë hektarë sipërfaqe të grurit sa ka në këtë vit. Nga këto të mbjella që këto ditë ka nisur edhe fushata zyrtare e korre-shirjeve, pritet të plotësohen rreth 50 për qind e kërkesave të konsumit. Kurse, pjesa tjetër me grurë dhe miell mbetet të mbulohet nga importi i vendeve të rajonit dhe si viteve tjera edhe nga Serbia.
Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë i kundërshtojnëkëto të dhëna,ata vlerësojnë se nga rendimentet e grurit të sivjetëm pritet të mbulohen kërkesat e qytetarëve rreth 80 për qind. Sipas Shklezen Dragajt, këshilltar për medie i ministrit të Bujqësisë, fushata e korre-shirjeve po shkon duke u normalizuar pas fillimit zyrtar që është bërë të premten.
Ai thotë se sipas statistikave të kësaj Ministrie janë mbi 84 mijë hektarë në gjithë territorin e Kosovës me grurë, prej të cilave janë rreth 11 mijë fermer të cilët kanë aplikuar për mbështetje nga Ministria e Bujqësisë për subvencionim të grurit.
Ai theksoi se janë 44 mijë hektarë të cilat subvencionohen nga Ministria e Bujqësisë. Nga këta të gjithë, sipas tij, janë mbështetur me nga 150 euro për hektarë që përbën një rritje në krahasim me vitin e kaluar të cilat kanë qenë 125 euro për hectare,dhe se sipas tij nuk dihet prodhimtaria e saktë e grurit të sivjetmë
Ndërsa, profesori në Fakultetin e Bujqësisë, Imer Rusinovci, theksoi se në bazë të kërkesave të popullatës që janë në Kosovë, nga këto sipërfaqe kultivuese sa janë sivjet më grurë, sondazhet e realizuara në terren premtojnë se diku rreth gjysma e ushqimit përkatësisht 50% siguron Kosova bukën.
Ai njëherit shtoi se nuk iu beson të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë për sipërfaqet e mbjella me grurë, pasi që nuk ka akoma një incizim të saktë e të mirëfilltë në terren që të dihet me saktësi se sa është sipërfaqja kultivuese.
Rusinovci e ka kundërshtuar mënyrën e subvencionimit të bujqve, sepse sipas tij ky mekanizëm i cili është obligativ e domosdoshëm për fermerët duhet krejtësisht ndryshe të ndërrohet viteve të tjera.
Ai tha se nuk mund të jetë kriteri i vetëm një njësi sipërfaqësore për t’u mbështetur ose për t’u subvencionuar.
Ndryshe, zyrtarisht ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Suharekë dhe Prizren me një intensitet më lartë por jo edhe në të gjitha komunat e Kosovës.
