Kosova dhe Shqipëria kërkojnë tregje të unifikuara

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti dhe homologu i tij nga Shqipëria, Shkelqim Cani kanë zhvilluar një takim të përbashkët në Prizren për të diskutuar lidhur me marrëveshjet e arritura ndërmjet të Qeverive shqiptare në mars të këtij viti. Gjatë takimit u tha se Grupet Punuese të të dyja vendeve kanë prezantuar të arriturat në fushën e Doganave dhe të Aministratave Tatimore. Derisa objektivë kryesore për të dy Ministritë mbetet unifikimi tregjeve shqiptare dhe lehtësimet në kufirin e dy shteteve.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se qëllimi i këtij takimi është të diskutohen të arriturat deri tash në mënyrë që në muajt e ardhshëm të unifikohen tregjet tona.
Hoti: Të unifikojmë regjet tona
Ministri Hoti beson se do të identifikohen barrierat që i kanë ndarë këto regje shqiptare deri më tani. Ai pret nga grupet punuese që të identifikohen këto bar riera dhe me një plan kohor të tejkalohen.
Ndërsa, ministri i Financave, Shkelqim Cani, tha se ka pasur këmbime midis dy Grupeve Punues dhe ka pasur përpjekjeje të realizimit të objektivave të cilat kanë dalur nga takimi i dy kryeministrave në mars.
Qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës presin që nga taksat e tyre të përfitojnë edhe nga puna e përbashkët e dy Ministrive, tha Cani.
Sipas tij, detyra kryesore është që kushdo që paguan taksat, të marrë përfitimet e prekshme nga puna e përbashkët.
Ai gjithashtu tha se objektivë i tyre është që të mos ketë as një brengë dhe as një kufizim tek shqiptarët, dhe siç tha ai shqiptari i Kosovës apo i Shqipërisë të ndjejë vetën në Kosovë dhe Shqipëri në aspektin fiskal.