Kosova e para në Ballkan për zhdoganimin “Pa letër”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Dogana e Kosovës ka lansuar sot projektin e ri, për t`iu krijuar kompanive lehtësira në të bërit biznes. Koncepti zhdoganimet “Pa letër” (Paperless), që u përurua sot në Terminalin Doganor në Prizren, ka për qëllim eliminimin e procedurave dhe barrierave administrative si dhe përshpejtimin e procedurave të zhdoganimit të mallit.
Kjo gjë është quajtur edhe si hapi më i madh dhe se Kosova bëhet vendi i parë në Ballkan që aplikon sistemin e zhdoganimit “pa letër”.
Ky projekt është mundësuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Drejtori i Doganës Lulzim Rafuna e quajti një hap të madh dhe se kjo do të ndihmojë në uljen e kostos e të bërit biznes.
Ai gjithashtu tha se Doganën ky hap i mundëson që burimet të cilat i ka dogana në dispozicion t’i koncentrojn ë te kontrollimi më i plotë i mallit. Sipas tij të gjithë këta janë hapa pozitivë që i kontribuojnë shtetit dhe reformave që i kanë marrë në doganë.
Kurse, kryetari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu theksoi se kjo është një ditë e veçantë, jo vetëm për shkak të dimensionit ekonomik por edhe pasi po promovohet partneriteti publik-privat, dhe partneriteti me ShBA-në dhe Bashkimin Evropian.
Ndërsa Megan Naylor, zyrtare për ekonomi dhe tregti në Ambasadën Amerikane tha se do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur efikasitetin në Doganë.