Kanë mjaftuar rastet e fundit që të del në pah një mangësi e gjyqësorit të Kosovës.
Në mesin e 300 gjykatësve dhe 150 prokurorëve, asnjëri prej tyre nuk është i specializuar për fushën e terrorizmit.
Kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale, Sevdije Morina e tha të njejtën gjë, transmeton Indeksonline.
“Prokuroria Speciale nuk ka prokuror të specializuar për fushën e terrorizmit dhe as ne si prokurori nuk kemi departament të veçamtë. Tash po paraqitet nevoja për departament dhe prokuror, kështu që do të punojmë në këtë drejtim”, tha Morina.
Ndërsa Enver Peci nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës tha se ata kanë kërkuar një specializim për gjykatës por që nuk kanë fond të mjaftueshëm të gjyqtarëve për këto drejtim.
