Kosovarët mbi 28 mijë kërkesa për azil në Gjermani

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sirianët prijnë në gjermani për numrin e kërkesa të azilit, ku kanë aplikuar mbi 32 mijë sirian, ndërsa në vendin e dytë renditen kosovarët me 28 mijë e 672 aplikacione për azil.
Këto janë të dhënat e fundit, që ka dhënë zyra federale për migracion dhe refugjatë, për gazetën gjermane Billd. Tutje thuhet se 30% nga 450 mijë kërkesa për azil në Gjermani vijnë nga zonat e luftës, nga shtetet si Siria, Iraku, Afganistani e vendet e tjera, kurse nga vendet e Ballkanit janë 40% të të gjitha aplikacioneve për azil. Billd shkruan se gjendja e keqe ekonomike dhe papunësia e lartë në vendet e Ballkanit me theks të veçantë Kosova, janë shtytësit kryesor për azil./21Media