Në bisedimet që sonte janë duke u zhvilluar në Bruksel, është arritur marrëveshje për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Serbisë.
Këtë e ka bërë me dije kryesuesi i Delegacionit Teknik për bisedime për çështje të sigurimeve, Rrahim Pacolli, i cili përmes një njoftimi për media thotë se kjo marrëveshje u arrit pas shumë takimeve dhe pavarësisht pengesave.
“Pavarësisht pengesave të paraqitura nga pala serbe përgjatë këtyre takimeve, u arrit marrëveshja për njohjen reciproke të policave të sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjësia me ç’rast do të përfitojnë qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave.

