Gjatë konferencës së sotme për shtyp mes dy homologëve Ditmir Bushati dhe Nikolas Kotzias, ky i fundit është ngatërruar në një moment dhe e ka thirrur ministrin shqiptar Ditmir Bushati, me emrin Dhimtër, (që për nga origjina është një emër grek).
Kjo ngatërresë ka shkaktuar të qeshura në sallë, dhe ministrit shqiptar i është dashur t’i shpjegojë homologut grek se emri i tij është Ditmir dhe jo Dhimitër.
Por edhe ministri grek me humor i është përgjigjur se edhe atij ka ndodhur që t’i ngatërrojnë emrin si Nikos, Nikolas, etj.
