Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke komentuar çështja e intervistës së Presidentes dhënë dy TV -ve prestigjioze gjermane, ka thënë se kjo është për shkak të mënyrës se si ka ardhur në krye të shtetit, jo vetëm Jahjaga por edhe përfaqësuesit të tjerë në Kuvend, Qeveri, Gjyqësor dhe institucione të tjera publike.
Ai në rrjetin social facebook, ka shkruar se “shkopi i ulët”, ka pas mundësi të kapërcehet nga secili që është zgjuar më herët për t’u bërë përfaqësues i institucioneve.
