Kreditorët i japin ultimatum Greqisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Udhëheqësit evropianë i kanë dhënë kryeministrit grek, Alexis Cipras, shansin e minutës së fundit, për të dalë me reforma të gjithanshme që do ta shpëtonin vendin e tij nga kolapsi financiar. Liderët janë pajtuar që samiti i fundit të mbahet më 12 korrik dhe kanë autorizuar Bankën Qendrore Evropiane që të sigurojë likuiditet për bankat greke deri në atë datë. Ndërsa Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate ka kërkuar nga Greqia dhe Evropa që të gjejnë një kompromis në lidhje me krizën e borxhit, e cila do ta mbante Athinën në eurozonë./21Media