Kroacia arreston serbin e dyshuar për vrasjen e Enver Hadrit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Biznesmeni kontraverz serb u arrestua pas urdhër-arrestit ndërkombëtrar të lëshuar nga Belgjika. Aleksander Draskoviq u arrestua nga policia kroate në aeroportin e Splitit, gjersa po kthehej nga Hvara me partnerët e biznesit.
“Në kontrollin kufitar në aeroportin e Splitit, u konstatua se u lajmërua një qytetar 51-vjeçar serb kundër të cilit ishte ngritur një urdhër-arrest ndërkombëtar”, shkruan në njoftimin e policisë kroate.
Drashkoviq akuzohet për vrasjen e veprimtarit shqiptar, Enver Hadri, përkatësisht kryetarit të Lëvizjes për të Drejtat e Njeriut, i cila u likuidua në fund të shkurtit vitit 1990 në Bruksel, raporton portali kroat Index.
Draskoviq, siç ka mësuar Index, kur u morr në pyetje në Gjykatën e Qarkut të Splitit, ka mohuar lidhjet e tij me rastin e likuidimit të Hadrit.