Kryebashkiakët e rinj në Shqipëri do bëjnë edhe detyrën e Policisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thirrur në një takim mesditën e sotme kryebashkiakët e rinj që dolën nga zgjedhjet e 21 qershorit, por vetëm të zgjedhurit e majtë kanë ardhur, ndërsa kryetarët e rinj të së djathtës nuk janë parë të marrin pjesë në mbledhje, përveç atyre të Përmetit dhe Dropullit.
Megjithëse ftesa iu është bërë të gjithëve, kryeministri Rama shprehu keqardhje për mungesën e tyre, por tha se mbështetja e qeverisë do të jetë e njëjtë edhe për ta.
Por tashmë me reformën e re territoriale dhe me procesin e decentralizimit kryetarët e bashkive do të kenë më shumë përgjegjë si, detyra e funksione. Një ndër ndryshimet e reja që ndërmerret për herë të parë në Shqipëri është edhe shkrirja e Policive Bashkiake, dhe delegimi i këtij funksioni për sigurinë dhe rendin publik direkt te kryebashkiaku, që ka përgjegjësi për zonën e vet të administrimit.