Kryeministri i Australisë, Tony Abbott duke folur mbi bazat ligjore për pjesëmarrjen në sulmet ajrore kundër DAESH në Siri pas ftesës zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka theksuar se organizata terroriste është me e keqe se nazistët, raporton Anadolu Agency (AA).
Australia pritet që të marrë një vendim në javët e ardhme nëse do të marrë apo jo pjesë në operacionet e forcave të koalicioni kundër objektivave të DAESH në Siri.
Kryeministri Abbott ka bërë disa deklarata në radion 2GB ku duke i krahasuar nazistët me DAESH u shpreh: “Nazistët kanë kryer shumë gjëra të tmerrshme, por ato kanë patur pak ndjenjat e turpit për ti fshehur, ato që bënë janë përpjekur të fshehin. Ndërsa këto njerëz mburren me të këqijat që bëjnë”.
Australia e cila afërsisht prej një viti godet objektivat e DAESH në Irak, do të vendosë nëse ka apo jo bazë ligjore për të marrë pjesë në operacionet në Siri.
