Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do ta vizitojë sot Kosovën. Ai do të arrijë në Aeroportin e Prishtinës në ora 11:00. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Rama pritet të takohet me kryeministrin, Isa Mustafa, dhe me zv.kryeministrin, njëherësh ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi. Në këtë vizitë të paparalajmëruar, e cila do të jetë e shkurtër, ende nuk dihet se cilat do të jenë temat që do të diskutohen./21Media
