Kthesë e madhe politike në Spanjë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Madridi dhe Barcelona do të drejtohen nga prefektë të majtë, të cilët kanë premtuar zvogëlimin e të ardhurave të tyre, si dhe ndërprerjen e praktikës së dëbimit të njerëzve nga shtëpitë e tyre, për shkak se nuk kanë paguar hipotekat.
Ngritja e përfaqësuesve të së majtës ekstreme në krye të qyteteve më të mëdha paraqet një prej kthesave më të mëdha politike të viteve të fundit në Spanjë, e që ndodhi si pasojë e rezultateve të dobëta që patën dy partitë tradicionale dhe më të mëdhatë në Spanjë në zgjedhjet rajonale, të cilat u zhvilluan muajin e kaluar. Këto parti akuzohen për masat e ashpra të kursimit dhe kanë qenë të përfshira në disa skandale të korrupsionit.
Spanjollët në zgjedhjet rajonale votuan për koalicionet e majta, të mbështetura nga Lëvizja e re e majtë, PODEMOS.
Pritet që anëtarët e Këshillit në Madrid do të votojnë për Manuela Karmenan, përfaqësuese të koalicionit Madridi Tani, që mbështetet nga Podemos.
Edhe Barcelona për herë të parë u bë me një prefekte, e ajo është Adu Kolau, udhëheqëse e koalicionit Së Bashku për Barcelonën, në të cilin koalicion është edhe Podemosi./21Media