Kuba emëroi ambasadorin në Uashington

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Diplomanti kuban me përvojë, Hoze Kabanas, u bë ambasadori i parë i Kubës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas 54 viteve të plota. Siç dihet, Uashingtoni dhe Havana kishin ndërprerë marrëdhëniet diplomatike në vitin 1961.
Kabanas, i cili ka udhëhequr deri në vitin 2012 “sektorin e interesit të Kubës në Uashington, për tu emëruar më pas ushtrues detyre pas ripërtëritjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve më 20 korrik, i dorëzoi letrën e akreditimit Presidentit amerikan, Barak Obama.
“Ceremonia u zhvillua në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, me ç’rast Obama pranoi 16 ambasadorë të ri nga shtetet e ndryshme të botës”, u theksua në kumtesën e ambasadës së Kubës në Uashington.
Në kumtesë më tutje u shtua se dorëzimi i letrës së akreditimit nga ana e ambasadorit të Kubës në Uashington është edhe një hap tjetër në drejti të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Uashingtoni ende nuk e ka emëruar ambasadorin e vet në Havanë./21Media