Prej disa javësh, në qytetin e Kukësit po punohet për zbatimin e një projekti të financuar nga Fondi i Rajoneve, raporton Lajmi.net.
Aty po bëhet një shesh i Kujtesës dhe Përkujtimit.
Ky projekt synon shndërrimin e sheshit qendror të qytetit në një qendër të kujtesës për mikpritjen e shqiptarëve të Kosovës, për faktin se rreth gjysmë milion shqiptarë të Kosovës gjatë periudhës së luftës në Kosovë u dëbuan me dhunë drejtë Shqipërisë nga forcat ushtarake serbe.
Aty po ndërtohet një projekt i ri, për transformimin e qendrës, nga udhëkryq bosh në hapësirë për qytetarët.
