Kulla 2015, sfida e radhës për automobilistët

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Vetëm një javë pas garës në Pousko, Kampionati i Kosovës në automobilizëm do të vazhdojë sërish me gara të disiplinës malore, kësaj radhe në Kullë.
E veçanta e garës së kësaj fundjave është fakti se, ajo do të mbahet edhe në përkujtim të ish-garuesit Visar Hysenaj.
Duke marrë parasysh karakteristikat e shtegut, i cili është mjaft atraktiv si dhe faktin që kampionati ka hyrë në fazën më interesante, gjatë së cilës garuesit e japin maksimumin me synimin për të grumbulluar sa më tepër pikë, atëherë është e qartë se kjo fundjavë do të jetë festë automobilistike për dashamirët e këtij sporti.
Kjo është gara e gjashtë e disiplinës malore, ndërsa e dhjeta në përgjithësi për kampionatin e sivjetmë. Pas garës së Kullës, nëntë garues tanë do të shkojnë në Buzet të Kroacisë, ku zhvillohet Kampionati Evropian, për t’u kthyer më pas në garat vendore.
Deri në fund kanë mbetur të zhvillohet garat në Zym e Grashticë (malore) si dhe ajo rrethore në Rrugën B. Ndërkohë, në Prizren e Prishtinë do të mbahen edhe dy gara në karting.