Kumanovë: Lagja e Trimave marrin paratë për shtëpitë e dëmtuara

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara gjatë përleshjeve të 9 dhe 10 majit në Lagjen e trimave në Kumanovë, gjatë fundjavës edhe zyrtarisht në llogaritë e familjeve, janë derdhur mjetet financiare në formë kompenzimi për dëmet e shkaktuara.
Këtë e kanë konfirmuar edhe vetë banorët e Lagjes së Trimave, të cilët kanë filluar menjëherë të punojnë intensivisht në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara.
Nga fundjava, në tërë lagjen mund të vërehen mjete edhe makina të ndërtimtarisë që dëshmon për intensitetin e punimeve, raporton Zhurnal.mk.
Banorët e Lagjes së trimave shpresojnë se deri në fund të vitit do të përfundojnë me rindërtimin e shtëpive dhe kthimin në vatrat e tyre.
Rikujtojmë se Qeveria e Maqedonisë, kishte marr vendim që qytetarëve të Lagjes së Trimave t`i paguhet prona e dëmtuar. Sipas këtij vendimi, ndihma fillestare do të jetë nga 100 mijë denarë për familje, shumë kjo e cila do t’u shpërndahet 125 familjeve.
Kryeministri Nikolla Gruevski kishte bërë të ditur se mbi 80 shtëpi janë dëmtuar më pak ose më shumë, ndërsa 16 janë dëmtuar seriozisht.